Në “Ftes në 5” me Bieta Sulon, ishin të ftuar këngëtari Shpat Kasapi dhe mamaja e tij Gjylymsere.
Në studio u fol se si familja Kasapi është duke e kaluar këtë periudhë izolimi. Por në një moment, Gjylymsere i shprehu një dëshirë Bietës: “Dua që vitin tjetër Shpati të jetë i ftuar në televizionet tuaja dhe të ketë një nuse”.
Kësaj dëshire të mamasë, Shpati ju përgjigj me një të shohim, duke thënë se deri më tani nuk ka asgjë konkrete.
Gjylymsere: Kam një dëshirë, që Shpati vitin e ardhshëm të dalë në emisionet e juaja dhe dëshiron nuse.
Shpati: Shohim, nuk kemi konkret diçka, por kur të bëhet.
Gjylymsere: Shpati do të më plotësojë dëshirën. Unë jam bërë pak e mërzitshme duke e lutur. Nesër ai bën 35 vjeç dhe është në moshë taman për nuse. Pa marrëveshje nuk bëhet asgjë, pa mirëkuptim, nuk krijohet familja. Edhe pak do të më dëgjojë. Vendimi është i tij, por megjithatë janë gjëra që edhe me marrëveshje.