Makina më e madhe SUV nga BMW nuk do ta ketë tretmanin M Performance

0
24
blank
Gjigandi

Në përditësimet që do t’i pësojë X7, nuk përfshihet edhe ky tretman

BMW e ofron tretmanin M Performance për të gjitha modelet, por makinës më të madhe SUV, modelit X7 me tri rradhë ulëse, nuk do t’ia përshtatë edhe këtë version që përfshinë dukje më të fryrë dhe motor më të fuqishëm, transmeton Telegrafi.

Të gjithë entuziastët e kësaj makine, e kanë të kotë pritjen, sepse X7, do ta ketë fatin e 7 Series, për të mos u bërë kurrë një X7 M.

Ky është lajmi i fundit që e ka siguruar BMW Blog, që shuan shpresat e ofrimit të M Performance për këtë SUV, por njëjtë nuk do të ndodhë edhe me modelin e ngjashëm që do të bëhet X8 M dhe BMW Alpina XB7.

Për më mirë, X8 M do të jetë një makinë e veçuar dhe jo një pasardhës i X7, të cilit do t’i ndryshohet vetëm versioni. Vetëm se do të ketë ngjashmëri të mëdha me X3 M dhe X4 M, kryesisht në stilin që do ta ketë.

Brenda kapakut të X7 nuk është ndonjë motor i dobët, por motori me 523 kuaj fuqi, por përditësimi dhe fuqizimi me M Performance, do ishte edhe më i mirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu