Lulet si ilaç që duhet t’i mbani në shtëpi: Jua forcojnë përqendrimin dhe ju relaksojnë

0
Gjigandi

Natyra na ka ofruar ilaçe të mahnitshme natyrale përmes luleve, bimëve, pemëve, perimeve, etj.

Nëse jeni duke kërkuar ndonjë mënyrë natyrale për ta qartësuar mendjen dhe për ta forcuar përqendrimin, atëherë provoni të mbani njërën nga lulet e mëposhtme në shtëpi.

Jo vetëm se mund të përdoren për qëllime gatimi, por aromat e tyre relaksuese mund t’jua rrisin energjinë, jua lehtësojnë stresin, jua forcojnë memorien dhe jua mbajnë mendjen të mprehtë.

Borziloku

RonaTyra

Gjethet e borzilokut janë në formë rrethore, shpeshherë me maje dhe shumë aromatike.

Aroma e borzilokut mund t’jua përmirësojë mendimin kognitiv dhe vendimmarrjen, ndërkohë që jua zvogëlon stresin.

Hulumtuesit kanë zbuluar se aroma e borzilokut i stimulon valët beta të trurit, duke i rritur nivelet e vëmendjes.

Dëllinja

Dëllinja ka një aromë mjaft interesante, pothuajse të ngjashme me atë të pishës.

Boronicat e dëllinjës kanë aromë të ëmbël dhe drurore.

Aroma e dëllinjës ndihmon në largimin e lodhjes mendore dhe fizike, si dhe jua rritë nivelet e energjisë.

Image

Rozmarina

Gjethet e rozmarinës kanë një aromë të mprehtë me një flagrancë të lehtë të drurit.

Aroma e rozmarinës e përmirëson perceptimin mendor dhe memorien, e gjithashtu besohet se e rritë vetëbesimin.

Ndër tjerash,r rozmarina ndihmon në largimin e tensionit, lodhjes, ankthit, etj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu