Loredana është vetë-izoluar në shtëpinë e saj në Gjermani, por që nuk ka ndalur të jetë aktive në rrjetet sociale.
Gjatë ditës së djeshme, reperja e njohur shqiptare ka pozuar nga makina përmes së cilës ka dërguar një mesazh interesant për ndjekësit e saj.
“Merrni numrin tim nëse keni nevojë për mbrojtje”, ka shkruar ajo në mbishkrim.
24-vjeçarja u pa joshëse. me një palë syze e shami në kokë, ndërsa mori vëmendje me dukjen atraktive.
Kujtojmë që gjatë kësaj kohe ajo ka publikuar bashkëpunimin e parë me Zuna “Du bist mein”.