Ledri Vula ka shkëputur bashkëpunimin me Faton Shoshin.
Reperi i njohur Ledri Vula tash e një kohë ishte në menaxhim të Faton Shoshit.
Por, tani reperi ka vendosur që të vazhdojë rrugën si artist i pavarur.
Dyshja më nuk janë duke bashkëpunuar, rrjedhimisht kuptohet se Fatoni më nuk menaxhon datat dhe çdo gjë tjetër rreth karrierës së Ledrit.
Megjithatë, duket se dyshja i kanë ruajtur raportet që kishin mes vete. Kjo së paku bazuar në rrjetin social Instagram, ku shihet se ata ndjekin ende njëri-tjetrin.