Reperi i njohur shqiptar Ledri Vula, njihet për këngët e shumta që ai ka sjellë e që janë pritur mjaft mirë nga publiku.
Së fundmi ai ka paralajmëruar se sonte e publikon albumin komplet në Youtube derisa ka falenderuar të gjithë për mbështetjen.
Ledri ka shfryëzuar llogarinë e tij në Instagram, për të bërë këtë paralajmërim dhe falenderim për të gjithë fansat e tij.
“Albumi 10/10 sonte del komplet ne Youtube. Kete album ja kom pas borxh fansave, dostave, vetes e edhe vet muzikes qe e boj. Situata neper te cilen po kalojm sna ka lon me realizu qysh e kemi menu, por cdo gje e ka te miren dhe te keqen e vete. E mire se albumi megjithate ka arrite me dal dhe e keqja qe s’kom mujt me e nda personalisht me publikun ne koncerte. Por ajo kohe po vjen me kismet. E me kismet po vijne edhe projekte te reja. Faleminderit krejt njerzve qe jon pjese e ketij projekti. Gjithashtu faleminderit krejtve per suportin dhe komentet e mira”. ka shkruar Ledri Vula.