Kritikat e shumta ndaj të rinjve. Reflektoni më gjatë përmes këtij shkrimi

0
Gjigandi

Kjo nuk është një letër ankesash, por një ftesë për të kuptuar. Na kanë thënë se filmat që shohim, na japin një ide të shtrembëruar mbi realitetin. Na kanë thënë se po humbasim traditat, se po martohemi shumë vonë dhe se nuk po bëjmë shumë fëmijë, siç ka qenë tradita më parë. Na kanë thënë se po ndjekim shumë kurse dhe shkolla të larta, por që sërish dëmet që po shkaktojnë janë të mëdha.

Po na kritikojnë se nuk punojmë me orare të plota, me supozimin se ndoshta sepse nuk kemi norma etike shumë të mira. Ne po bëjmë më të mirën tonë me aq sa na është dhënë. Po na kritikojmë se po përpiqemi dhe po korrim sukses, kur nuk ishte ky suksesi që ndoshta të tjerët prisnin të kishim. Po na kritikojnë se përdorim fjalë të ndryshme nga ato të mëparshmet dhe se po kërkojmë punë të ndryshme nga ato që janë në dispozicion. Por ne jemi duke u përpjekur të mbijetojmë në një botë që çdo ditë e më shumë po ndryshon. Gjenerata jonë është e përbërë nga fëmijë të internetit, të cilët kanë një botë të tërë në një celular që e mbajnë në duar.

Por neve sërish na gjykojnë se pse nuk nisim një punë, kur nuk ka vende pune të lira për nivelin që ne mendojmë se kemi. Na gjykojnë se si i shpenzojmë lekët tona, kur ne asnjëherë nuk i kemi gjykuar të tjerët për mënyrën se si i kanë shpenzuar lekët e tyre. Na gjykojnë si të papërgjegjshëm, kur nuk na është dhënë mundësia të dështojmë. Na thonë se nuk flasim shumë, por kur ne nisim të flasim, të tjerët nuk e pëlqejnë atë që ne themi. Thonë se nuk e kuptojmë botën e vërtetë, pasi nuk e pëlqejnë botën që ne po përpiqemi të ndërtojmë. Na kritikojnë se nuk kuptojmë, por me siguri jemi përpjekur të shpjegohemi dhe nuk na kanë kuptuar. Na kritikojnë se nuk i dëgjojmë të tjerët, por me siguri janë të tjerët që nuk janë të mësuar me mënyrën se si ne komunikojmë.

Po jetojmë në një periudhë kur gjëja më e rëndësishme, është të punojmë së bashku, të ndërtojmë së bashku, të mendojmë së bashku e të krijojmë së bashku. Mbaj mend vetëm diçka, nëse ndihesh i gjykuar, i kritikuar, i fajësuar për diçka që mendon se po e bën në të mirë të vetes tënde, përdore gjithë atë energji negative për të vazhduar akoma më fuqishëm përpara. Nëse ndihesh i kufizuar, zgjidh të jesh i pakufizuar. Mos prano të të demoralizojnë fjalët se po jeton gabim, kur thjesht po jeton ndryshe nga të tjerët. Mjaft u gjykuam nga gjeneratat e tjera, kur në fund të ditës, ne të gjithë kemi nevojë për njëri-tjetrin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu