Kylie Jenner ka bllokuar thirrjet e nënës, Kris, ndërsa përpiqet të luftojë për të dalë nga skandali i falsifikimit të dokumentave që shpërtheu pasi revista ‘Forbes’ e nxori jashtë listës së miliarderëve me akuzat që gënjeu për pasurinë e saj.
Kompania i ishte shitur gjigantit të bukurisë Coty për 600 milion dollarë vitin e kaluar, duke i dhënë markës një vlerë prej 1.2 miliardë dollarësh, por revista financiare që nga ajo kohë ka deklaruar se ka mospërputhje me mënyrën se si u paraqit pasuria e Kylie.
Nëna dhe njëkohësisht menaxherja e Kylie-t, Kris Jenner, 64 vjeç, është akuzuar se e ka ndihmuar Kylie-n në rrugën drejt statusit të miliarderit.
Por tani Kylie thuhet se po injoron telefonatat nga nëna e saj.
Një burim i tha ‘The Sun’ të dielën: “Kris, e cila raportohet se merr dhjetë përqind të marrëveshjeve të Kylie-t, është në gjendje paniku.”
Drama e fundit familjare vjen pasi Kylie kishte frikë se marka e saj mund të njollosej përgjithmonë nga skandali. Ekspertët ligjorë kanë paralajmëruar që Kylie mund të përballet me burg nëse pretendimet se ajo ishte e pandershme në lidhje me deklaratat e saj tatimore janë të vërteta.