Kush është mosha e duhur për të ngelur shtatzënë

0
Gjigandi

“Qenia njerëzore ka një periudhë unike pjellorie, në raport me speciet e tjera. Kjo nis gradualisht gjatë adoleshencës dhe rënia fillon pas të 30-ve. Mirëpo deri më tani, nuk e dinim se çfarë i shkaktonte këto ndryshime”.

Janë këto fjalët e Eva Hoffmann, e departamentit të mjekësisë Qelizore dhe Molekulare në Universitetin e Copenaghen, një nga drejtueset e studimit të publikuar në revistën shkencore “Science”.

Shkencëtarët e disa universiteteve europiane, morën në analizë 3000 qeliza të vajza me moshë nga 9 vjeçe dhe deri në 43 vjeç, për të zbuluar sekretet e ritmit biologjik që e bëjnë optimale periudhën më të mirë për shtatzëni.

Meshkujt dhe femrat nga pikëpamja e riprodhimit janë njëlloj, ku tek mashkulli lëngu spermatik nis me pubertitetin, ndërsa tek femrat qelizat e vezëve janë të pranishme qysh me lindjen dhe piqen kur nis cikli menstrual.

U zbulua se tek adoleshentet veza nuk është plotësisht e kompletuar, për shkak se aparati riprodhues femëror nuk është pjekur plotësisht.

RonaTyra

Kjo çon në rrezikun e gabimeve kromozomike të cilat shtojnë rrezikun që veza të eliminohet pa takuar spermatozoidin e mashkullit, shkruan noa.al.

Më pas kur vajza kthehet në grua, sistemi riprodhues punon më mirë dhe kjo gjë nis nga mosha 20-vjeçare. Kështu studimet zbuluan se mosha optimale për të planifikuar një shtatzëni nis nga mosha 20 deri në 30 vjeç. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu