Në vendin e saj, Pakistan, Mehwish Hayat është një yll i vërtetë!
Aktorja së fundi ka mbështetur transmetimin e serialit të njohur “Ertugrul” në televizionin shtetëror në gjuhën Urdu, nderkohe qe duket se diskutimet rreth tij nuk kanë munguar.
“Nuk e kuptoj për çfarë bëhet gjithë kjo zhurmë”, ka shkruar ajo në Twitter. “Në fund të ditës le ta pranojmë të gjithë Dirilis #Ertugrul për atë qe është: një serial dramatik edukativ, me domethënie të rëndësishme historike dhe leksione të forta morali”, shkruan ajo.
Por mesazhi nuk mbyllet me kaq. Mehëish shpreh aty hapur pëlqimin për aktorin Engin Altan, që interpreton Ertugrulin, duke e krahasuar atë me Leonardo di Caprion.
“Është fiksimi im”, shton aktorja për Engin, që është i martuar dhe me një djalë.
I don’t know what the fuss is all abt? At the end of the day lets accept Dirilis #Ertugrul for wht it is; an educational drama series which has historical significance & gr8 moral lessons.I think Engin Altan Düzyatan is pretty hot. A bit like Leonardo Di Caprio no?#crushupdated♥
— Mehwish Hayat TI (@MehwishHayat) May 18, 2020