Skuadra me renome e futbollit Prishtina kishte bërë bujë me fitoren me rezultat 2:1 në “Maksimir” kundër Dinamos së Zagrebit, në ndeshjen që ishte zhvilluar në dritat e reflektorëve me 4 tetor të vitit 1987, në kuadër të javës së 9-të të Ligës së Parë federative të ish Jugosllavisë në futboll.
Një Prishtinë brilante, importoi dy pikë ta papritura kundër kryesuesit të tabelës, Dinamo! Dinamo e madhe kokulur, Prishtina ballëlart, që pothuajse të gjitha mediat ish jugosllave, shkruanin me shumë bujë e të befasuar nga kjo fitore.
Një seri e suksesshme e Prishtinës, katër fitore rresht, sepse në javën e pestë e mundi me 3:0 Sutjeskën në Prishtinë, me Hajdukun e Splitit ishte shtyrë sfida, pastaj në javën e shtatë e kishte shkërmoqur në Prishtinë me 3:0 Zhelezniçarin e Sarajevës po ashtu në kryeqytet me 1:0 Radniçkin e Nishit, pastaj në Zagreb fituan me 1:2 dhe në javën e dhjetë në Prishtinë luajtën 0:0 me Partizanin e kështu me radhë.
Vlladisllav Gjukiq në minutën e 44-të e Zoran Batroviq në atë të 56-tën shënuan për epërsinë Prishtinës, me rezultat 0:2, ndërsa dinamovitët ngushtuan humbjen në 1:2 në minutën e 63-të përmes futbollistit Cvjetkoviq. Dinamo kryesonte renditjen atëkohë, me 13 pikë e Prishtina ishte në pozitën e nëntë me 9 pikë.
Prishtina
Dinamo-Prishtina 1:2
Stadiumi “Maksimir” në Zagreb.
Shikues 25.000.
Gjyqtarë: Stevan Radoviq (Beograd), Branko Banjiq (Tivar), Marjan Pullin (Osjek).
Shënues: Cvjetkoviq (63) – Gjukiq (44′), Batroviq (56’).
Karton i Kuq: Isa Sadriu.
Karton i verdhë: Gjukiq.
Dinamo: Ibrahimoviqi 7, Cupan 6, Vujoviq 5 (Vukoviq), Kasallo 6, Llulliq 7, Matiq 6, Besek 6, Munjakoviq 7, Cvjetkoviq 7, Mlinariq dhe Bogdanoviq.
Prishtina: Zoran Lemajiq 8, Xhevdet Muriqi 7, Isa Sadriu 6, Gani Llapashtica 8, Sllavenko Kuzeleviq 8, Muhamed Kolenoviq 7, Zoran Batroviq 8 (Nazmi Rama), Mensur Nexhipi 8, Vlladisllav Gjukiq 8, Abdyl Bellopoja 7 (Sahit Kelmendi 7) dhe Kujtim Shala 7.