Kokaina e fshehur në kontejnerin me banane, burg njërit prej të arrestuarve. Pritet masa për oficerin e sigurisë – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Gjykata për Krimet e Rënda kanë caktuar sot masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për një prej të arrestuarve në lidhje me operacionin e drogës në Durrës, ku u sekuestrua një sasi kokaine. Altin Myslihaka akuzohet si i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës, (1 kg drogë) që ishte fshehur në dy kontejner me banane që kishin ardhur në portin e Durrësit.

Po ashtu pritet të caktohet edhe masa për Altin Begën, oficer sigurie në portin e Durrësit, ndërsa në kërkim është shpallur shtetasi me inicialet G.M, i cili ka në posedim një anije peshkimi.
Ky i fundit, sipas dëshmisë së Begës para oficerëve të çështjes, i kishte kërkuar që të merrte diçka tek të dy kontejnerët, ndërsa e kishte hedhur atë në zonën e Shkëmbit të Kavajës, pasi kishte kuptuar se ishte një kurth nga policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu