Identifikohet personi i tretë i në kërkim për kokainën në Durrës – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Identifikohet personi i tretë i përfshirë në çështjen e trafikut ndërkombëtar të drogës, ku në Durrës u sekuestruan 137 kg kokainë. “Bëhet fjalë për shtetasin Gentian Malindi, 42 vjeç. Malindi, djali i një avokati të njohur, nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi është person me precedent penal, ndërsa është arrestuar më 8 qershor të 2013, ku u kap me 500 kg kanabis në kuadër të operacionit ‘Sfida’.

Siç raportoi edhe policia në atë kohë, droga ishte fshehur në furgon tip “Benz Mercedez”, me targë AA 938 AE, e cila kishte si destiancion Italinë. Po ashtu Malindi është i njohur në fushën e biznesit të peshkut, ndërsa ka në pronësi të tij një anije peshkimi me emrin “Aayway”. Altin Myslimhaka, tashmë në burg (gjykata e Krimeve të Rënda caktoi për të masën e sigurisë ‘Arrest me burg’) punon si peshkatar në varkën e Malindit.
Ndërkohë, gjatë dëshmisë së tij para oficerëve të çështjen, personi i dytë i arrestuar, Ardian Bega, oficer sigurie në portin e Durrësit pohoi se ishte kontaktuar nga Gentian Malindi që të merrte diçka në kontejnerët me banane, brenda të cilave kishte 137 kg kokainë. Po sipas Begës, pasi Malindi kishte pikasur se ishte në vëzhgim nga policia, e kishte hedhur drogën nga makina në zonën e Shkëmbit të Kavajës.
 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu