“Klientja e parë më pagoi 500 euro dhe u habita”, rrëfehet shqiptari që punon si zhigolo në Itali: Fitoja para pa u lodhur fare

0
Gjigandi

Ilir Pjetërnikaj ka rrëfyer për herë të parë eksperiencën e punës së tij si zhigolo në Itali.  42- vjeçari thotë se ka vite që e ushtron si profesion dhe me rrëfimin e sotëm në studio për herë të parë do e marrin vesh edhe familjarët e tij.

Ai zbuloi se shifra më e madhe që ai ka marrë ndonjëherë ka qenë 5000 euro për natë, ndërsa për disa vite me radhë e ka ushtruar në fshehtësi. Gjithashtu zbuloi se ndër klientët e tij ka pastur dhe njerëz nga bota e spektaklit.

“Që i vogël nisa jetën si emigrant në fillim kam punuar si pjatalarës, ndërkohë që bëra shkollën e hotelerisë.

Kur kam punuar si kamarier më tha dikur një kliente që ti më pëlqen do më pëlqente të kaloja natën me ty. Nëse pranon më tha unë do të paguja. Kundrejt një pagesë do rrimë bashkë, atëherë mu duk e padëgjuar u habita, e kisha parë këtë gjë vetëm në filma.

Kalova natën me zonjën dhe në mëngjes më paguajti 500 euro. Thashë për për një natë 500 euro, uau po unë s’bëra gjë fare. Kështu e mendova që të punoja si kamarier deri në 12 orë apo kështu ku fitova 500 euro pa u lodhur fare. Fillimet e para ishin të vështira se thoja do më paragjykojnë , nuk e dinte askush atëherë. Dhe as tani, por tani nuk më tremb reagimi i tyre dhe tani me këtë intervistë familjarët po e marrin vesh.
Ata jetojnë tanimë në Tiranë, në Europë ky si profesion është i legalizuar”, tregoi ai në studion e Shqipërisë Live.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu