Kjo grua jeton me bashkëshortin, të dashurin dhe dy burra të tjerë dhe të gjithë po flasin për të

0
Gjigandi

Sot duam t’ju prezantojmë me terapisten 44-vjeçare, e cila nuk bën një jetë të zakonshme! Në fakt, ajo ka një martesë të hapur prej vitesh me burrin e saj, me të dashurin dhe dy partnerët e tjerë. Ajo është lumtur me këtë stil jetese dhe pretendon që njerëzit do ta kuptojnë jetesën poligame që ajo bën.

Të pasurit e marrëdhënieve jashtëmartesore, sigurisht që është ende diçka e paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar, por jo për terapisten Mary. Ajo është martuar në moshën 20-vjeçare dhe i shoqi quhet Tim dhe është 443 vjeç, ndërsa i dashuri quhet John dhe është 53 vjeç, e dy partnerët e tjerë janë Michael, 63 vjeç dhe James, 73 vjeç. Duhet të theksohet se ajo jeton vetëm me Tim, pjesa tjetër e burrave jetojnë afër.

Kur e pyetën për këtë zgjedhje, Mary një ditë u shpreh: “Unë u rrita në një shtëpi mjaft tradicionale, kisha miq të mirë dhe isha monogame. Kurrë nuk kam pasur më shumë se një partner. Kur isha 20 vjeç, u martova dhe shkova në Chorlton për të jetuar. Isha shumë e re, ndërkohë që kisha pëlqime edhe për burra të tjerë. Martesa nuk funksionoi, takova dikë tjetër dhe fillova një marrëdhënie tjetër. Isha e kuriozuar, sa edhe e befasuar”, u shpreh ajo.

“Partneri im ishte me mua kur takova këtë person. Në atë kohë, asnjëri prej nesh nuk e konsideronte seriozisht, por mendoj se fara ishte mbjellë”. Në vitin 2003, Mary i sugjeroi partnerit të saj të provonte një lidhje të hapur. “Doja ta bëja menjëherë”. Ai kishte një mik të ngushtë dhe ajo miqësi çoi në diçka tjetër. Të duash më shumë se një person është gjëja më e natyrshme në botë, dhe tani nuk mund ta imagjinoj të kundërtën. Për mua, bëhet fjalë për dashuri. Sigurisht, disa marrëdhënie ishin intime, por ato nuk ishin gjëja më e rëndësishme”.

Mary ka dy të dashur të tjerë, Michael 63 vjeç, me të cilin është e lidhur që nga viti 2016 dhe James, 73 vjeç. “Një nga gjërat pozitive për një jetë me më shumë se një partner është se nuk ka presion kur bëhet fjalë për plotësimin e të gjitha nevojave të mia. Burri im Tim dhe unë ndajmë entuziasmin dhe gjithçka që përfshin jeta në çift. Në shumë mënyra, kam zbuluar se të qenit në marrëdhënie të hapura më ka detyruar të komunikoj shumë më mirë. Unë jam shumë e sinqertë dhe liberale edhe me kolegët e mi për ndjenjat dhe nevojat e mia, diçka që nuk ka ndodhur në marrëdhëniet e mia të tjera monogame. Unë nuk kam fëmijë, nuk dua të kem. Njerëzit mendojnë se poligamia është vetëm marrëdhënie intime, por nuk është kështu. Zakonisht nuk i bëjmë. Në mënyrë tipike, unë pres një muaj para se të bëhem aktive seksualisht me dikë që filloj të takoj. Marrëdhëniet e mia personale ndryshojnë nga ky këndvështrim, njëra prej tyre është më platonike, asgjë tjetër përveç përqafimeve dhe puthjeve. E vetmja gjë negative në gjithë këtë situatë është të merresh me njerëzit që të kritikojnë. Por për fat të mirë, mua nuk më intereson…”, e mbyll kështu rrëfimin e saj terapistja Mary.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu