Kjo është surpriza e veçantë e Leonardo DiCaprio-s për 23-vjetorin e të dashurës së tij

0
Gjigandi

Ylli i “Titanic” dhe gjysma tjetër e tij, supermodelja Camila Morrone, nuk e lejuan krizën e koronavirusit t’i ndalojë të organizojnë një festë.  

Leo, 45 vjeç dhe e dashura e kaluan ditën e veçantë në bordin e një jahti me një rreth të vogël miqsh të ngushtë.

Festa e ditëlindjes së Camila-s u plotësua me pamjen e mrekullueshme të perëndimit të diellit, ndërkohë që të ftuarit mbanin kapele dhe çizme kauboj për t’iu përshtatur kodit të veshjes.

Festimet filluan në orën 11 të paradites.  

Sipas “Page Six”, Leo dhe Camila u kthyen në breg disa orë më vonë, rreth orës 4:30, ku u panë duke mbajtur duart e njëri-tjetrit me dashuri.

RonaTyra

2 vite më parë, Leo tërhoqi vëmendjen e të gjithëve kur filloi të dilte me të dashurën e tij. Dyshja e famshme ndezi për herë të parë thashethemet në vitin 2017.

Por ata nuk e bënë marrëdhënien zyrtare deri në debutimin në tapetin e kuq gjatë “Awards 2020 Academy”.

Kjo ishte hera e parë që aktori u shfaq në tapetin e kuq me një të dashur pas 15 vitesh.

E dashura e tij e fundit që u shfaq në “Oscar” ishte ish e dashura, Gisele Bundchen, në 2005.

Duket sikur lidhja e tij me Camila është çimentuar. Aktorja e “The Death Wish” thuhet se ka shijuar muajt e fundit të bllokimit në shtëpinë e Leo-s në Hollywood.

Sipas një burimi të afërt me çiftin e lumtur, ata madje kanë marrë vendimin që të birësojnë së bashku një qenush.

Edhe pse ka një hendek prej njëzet e tre vitesh midis të dashuruarve, duket se marrëdhënia e tyre është vendosur të zgjasë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu