Dua Lipa duket atraktive në imazhet e reja ndërsa shijon kohë e lirë gjatë koncerteve në Evropë n…

0
Dua Lipa duket atraktive në imazhet e reja ndërsa shijon kohë e lirë gjatë koncerteve në Evropë n…
Gjigandi

Ndërkohë që po vazhdon turneun “Future Nostalgia”, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa po gjen kohë edhe për të eksploruar qytetet në të cilat po mban koncertet.

Performanca e radhës e artistes me prejardhje nga Kosova ishte në Portugali dhe nga atje ajo ka sjell imazhe të reja për mbi 84 milionë fansa në llogarinë e saj të Instagramit.

Ylli i hitit “New Rules” u shfaq me një veshje unike dhe me shumë stil në foto që krahas atyre solo këngëtarja solli edhe të tjera me shoqërinë e saj.

Foto: Dua Lipa/Instagram

RonaTyra

Kostumi i përbërë nga pantallona dhe bluzë ngjyrë bezhë u kompletua me një palë syze dielli të zeza, çantë, vathë me përmasa të mëdha dhe qafore.

Dua dukej në formë të mirë dhe tejet atraktive në imazhet që u pasuan nga komente të shumta nga mijëra fansa të saj.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Ndërkohë, kujtojmë që së fundmi ylli ndërkombëtar u përfol për një romanca të mundshme me aktorin spanjoll, Aron Piper, me të cilin u pa e afërt gjatë një mbrëmje argëtuese në një klub në Madrid.

Kujtojmë që muaj më parë Dua i dha fund lidhjes me modelin e njohur, Anëar Hadid.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Ndërkaq theksojmë që turneu u këngëtares nisi në Amerikë në muajin shkurt, teksa pritet të përfundoj në Perth të Australisë gjatë nëntorit të këtij viti. /

abc24.al/

Foto: Dua Lipa/Instagram

Foto: Dua Lipa/Instagram

Foto: Dua Lipa/Instagram

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu