Ju mendoni se kur jeni 20 vjeç, keni mundësinë për të shijuar seksin më fantastik të jetës? Më shumë orgazma? Më shumë kënaqësi? Supozohet se kjo është mosha e eksplorimit seksual dhe të dashurive të para të vërteta, kur tërheqja ndaj një mashkulli arrin kulmin dhe plot arsye të tjera.
Por, sipas DailyMail dhe shkencës, me kalimin e viteve ju keni mundësinë që të fitoni përvoja të reja seksuale dhe këto eksperienca vetëm e pasurojnë aspektin tuaj intim. Sipas një studimi të ri, gratë përjetojnë seksin më të mirë të jetës së tyre në moshën 36-vjeç e lart. Studimi mori për bazë një grup prej dy mijë e 600 grash të cilat u bënë pjesë e këtij studimi. Pjesëmarrëset u pyetën në lidhje me përvojën e tyre të orgazmave, ndjenjat e tërheqjes dhe sa kënaqën ato në seks, në hulumtimin e porositur nga aplikacioni i kontracepsionit “Natural Cycles”. Përgjigjet e tyre u analizuan dhe u ndanë në tre grupe: të rinj (nën 23 vjeç), të mesëm (23-35) dhe më të vjetër (36 e më shumë).
Kur u morën në pyetje për tërheqjen seksuale, grupmosha më e vjetër ishte më e sigurt në lëkurën e vet. Tetë nga 10 gra thanë se ndjeheshin dhe dukeshin seksi. Në të kundërt, vetëm katër nga 10 gra të grupit të mesëm ndjeheshin tërheqëse dhe shtatë nga 10 gra nën 23 vjeç ishin të kënaqura me pamjen e tyre. Gratë më të moshuara theksuan se kishin më shumë orgazma dhe cilësore, plot gjashtë nga 10 prej tyre, ndryshe nga grupet e tjera ku vetëm pesë nga 10 gratë pranuan se kishin shumë orgazma. Dhe shumica e grave mendonin se monogamia ishte kryesore për një jetë seksuale më të lumtur. Në sondazh, 81% thanë se besonin se mund të kenë një jetë seksuale të shkëlqyeshme dhe të qëndrueshme me të njëjtin person.
“Rezultatet e sondazhit dërgojnë një mesazh vërtetë pozitiv për diçka që ne gratë kemi njohur dhe pritur për ca kohë; ndërsa plakeni dhe njiheni më mirë me trupin tuaj, mund të keni një jetë seksuale më të këndshme dhe të ndjeheni të sigurta për veten tuaj”, tha zëdhënësja e “Natural Cycles”, Amanda Bonnie.
Është inkurajuese dhe nuk duket aspak një stigmë lidhur me të qenurit e vjetër në moshë dhe faktin se shijon seksin më të mirë të jetës. Shkenca e dha përgjigjen e saj për të gjitha ju gra: nga mosha 36 vjeç e lart ju mund të përjetoni seksin më fantastik të jetës suaj!