Kjo është arma e fshehtë e rënies në peshë të Adele

0
19
Gjigandi

var ad_container = document.getElementById(‘viimo_container’);
ad_container.id = “viimo_container” + Math.floor((Math.random() * 1000) + 1);
if (!window.viimo_inpage_setup)
{ window.viimo_inpage_setup = []; }
window.viimo_inpage_setup.push({ element_id: ad_container.id, format: ‘560×69’ });

Humbja e bujshme e peshës së Adele u ndihmua nga një trajner fitness-i që stërviti Lady Gaga-n. Ajo punësoi një kuzhinier personal me rekomandimin e yllit të Hollivudit, Cameron Diaz.

Të gjithë reaguan në lidhje me paraqitjen e Adele në postimin e publikuar në 32-vjetorin e saj, javën e kaluar. Miqtë e këngëtares zbuluan se si mori ndihmë nga specialisti.

Ajo bën seanca trajnimi 35-minutëshe pesë herë në javë me ushtrime për barkun dhe për krahët.

Më parë ishte raportuar se Adele ndiqte dietën Sirtfood, e cila përfshinte tre lëngje jeshilë dhe një vakt në ditë, për tre ditë në javë dhe më pas, 1.200 kalori në ditë për katër ditë në javë.

Adele, e cila u rrit në Tottenham, në Londrën e Veriut, tani jeton në Los Anxhelos, e fiksuar pas shëndetit pasi bëri kërkesë për divorc nga bashkëshorti Simon Konecki, 46 vjeç, babai i djalit të saj 7-vjeçar Angelo, vitin e kaluar.

Shpesh ajo është akuzuar për operacione që e kanë bërë të bjerë në peshë, por ish-trajneri i saj personal ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet.

“Kur Adele dhe unë filluam udhëtimin tonë së bashku, kurrë nuk ishte për t’u bërë kockë e lëkurë. Bëhej fjalë për shëndetin e saj. Sidomos pas shtatzanisë. Është e natyrshme që me ndryshimin të lind një ndjenjë e re dhe dëshiron të jesh versioni yt më i mirë i mundshëm. Kjo metamorfozë nuk është për shitje të albumeve, për publicitet ose për të qenë një modele. Shpresa ime është që njerëzit të vlerësojnë punën e palodhur që Adele ka bërë për të përmirësuar veten. .”- tha ai.

Adele u nda nga bashkëshorti Konecki prillin e kaluar, pas tetë vitesh dhe divorci nuk është bërë publik.

Njoftime falas, njoftime pune

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu