Blogerja ruse Anastasia Tropitsel ka ndërruar jetë për shkak të një aksidenti me motor në Bali. Si pasojë e aksidentit, Anastasia ka pësuar dëmtime të rënda në kokë dhe nuk ka mundur të mbijetojë.
I dashuri i saj, Viktor Maydanovich udhëtonte me një motor tjetër përkrah saj. 30-vjeçari tha se Anastasia po ecte me 100 km/h dhe humbi kontrollin, duke u përplasur me një gardh.
Tropitsel – emri i vërtetë i së cilës është Anastasia Zubrina – ka qenë një blogere prej moshës 12-vjeçare dhe për shkak të punës së saj të suksesshme në internet, ajo u bë milionere që në moshën 15-vjeçare. Blogerja numëron një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale dhe pëlqehej shumë për stilin dhe jetën që bënte.
Anastasia ndodhej në Bali, pasi kishte shkuar atje për punën e saj me Instagramin dhe kishte mbetur atje si pasojë e mbylljes së kufijëve nga pandemia.