Kim Kardashian tashmë ka një rival të fortë, Kanye West do të lançojë linjën e tij të produkteve të bukurisë

0
Gjigandi

Kanye West është duke nisur një linjë të produkteve të bukurisë dhe kozmetikës, sipas raportimeve.

Padyshim që është frymëzuar nga  gruaja e tij, Kim Kardashian dhe motra e saj Kylie Jenner, të cilat kanë qenë jashtëzakonisht të suksesshme me linjën e tyre të produkteve të bukurisë.

Reperi amerikan bashkëpunoi me “Adidas” për të krijuar linjën e modës “Yeezy”.

Tani besohet se kompania Kanye ka bërë kërkesë për një markë tregtare “Yeezy” për të mbuluar produktet e bukurisë dhe të kujdesit për lëkurën.

Linja magjepsëse do të përfshijë make up, qerpikë të rremë, maska ​​për fytyrën, manikyrin e thonjve dhe hidratues, sipas TMZ.

RonaTyra

Ajo do të përfshijë edhe vajra për trupin dhe krem ​​rroje.

Kanye kohët e fundit njoftoi lajmet se ai tani është në statusin e miliarderit.

Ai tha për revistën “Forbes” se vlera e tij neto është regjistruar 1.3 biliard dollarë (1,05 miliardë dollarë).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu