Keshilli i Ambasadoreve shqiptare thirrje për çeljen e negociatave te anetaresimit te Shqiperise – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Këshilli i Ambasadorëve shqiptarë iu bashkohet thirrjeve drejtuar vendeve anëtare që njëzëri të miratojnë çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian.   Në të dy vendet ekziston vetëdija e plotë se çelja e negociatave nuk nënkupton anëtarësim automatik, por një marrëdhënie më të afërt e mbikqyrje më të rreptë në zbatimin e reformave.   Procesi i zgjerimit gjithmonë e ka forcuar Bashkimin Europian, dhe nuk është bërë kurrë pengesë për reformimin e brendshëm të BE në përshtatje me sfidat e kohës.     Këshilli i Ambasadorëve shqiptarë vlerëson se një vendim pozitiv për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE në këto momente, do të ishin me rëndësi të jashtëzakonshme si për ritmin e reformave në dy vendet kandidate ashtu edhe për forcimin e besueshmërisë tek institucionet europiane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu