Këngëtarja shqiptare tregon raportin me vjehrrën: S’di çfarë do kisha bërë pa të

0
Gjigandi

Këngëtarja Gjira Kajtazi ndonëse prej kohësh nuk është treguar aktive në muzikë, vazhdon të jetë mjaft e ndjekur në rrjete sociale. Ajo publikon foto dhe video të ndryshme nga përditshmëria dhe ruan kontakt me ndjekësit.

Së fundmi ajo ka realizuar një mini-intervistë me ndjekësit në Instastory, ku iu ka kthyer përgjigje pyetjeve nga më të ndryshmet. Një ndër ndjekësit e ka pyetur rreth raportit që ka me vjehrrën dhe Gjira ka treguar se marrëdhënia e tyre është shumë e veçantë.

“Vjehrra ime ka rritur 6 fëmijë (pesë vajza dhe një djalë) prandaj tani që jam nënë vetë ia kuptoj dhimbjen, frikën dhe dëshirën. Është një gjyshe shumë e dashur dhe e kujdesshme. Normalisht nuk mund të jemi dakord për gjithçka e ka ndonjë vërejtje/këshillë po prapë e ka për të mirë dhe nuk na përzihet.

Insta

Kjo mundet të ndodhë dhe me nënën time sepse dallon koha dhe synimet me jetën e prindërve tonë dhe kohën e sotme. E respektoj në çdo aspekt dhe e falenderoj që s’është dorëzuar deri sa ka lindur Alinë, se s’di ç’do kisha bërë pa të”, ka shkruar këngëtarja.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu