Këngëtaret shqiptare tregojnë për eskperiencat në Eurovizion, Jonida Maliqi: S’i harroj kurrë letrat poshtë derës

0
Gjigandi

var ad_container = document.getElementById(‘viimo_container’);
ad_container.id = “viimo_container” + Math.floor((Math.random() * 1000) + 1);
if (!window.viimo_inpage_setup)
{ window.viimo_inpage_setup = []; }
window.viimo_inpage_setup.push({ element_id: ad_container.id, format: ‘560×69’ });

Këngëtaret e njohura Kejsi Tola, Juliana Pasha, Eneda Tarifa dhe Jonida Maliqi ishin dje në një intervistë ndryshe për programin “E Diela Shqiptare”, në Tv Klan. Ato folën për eksperiencën e tyre në Eurovizion, emocionet dhe momentet e bukura.

Për Juliana Pashën, momenti më i bukur ishte fakti që një ditë para se të dilte në skenë në Eurosong festoi ditëlindjen, me të gjithë këngëtarët që ishin pjesëmarrës aty.

Ndërsa Jonida Maliqi tha se nuk i harron kurrë letrat, mesazhet dhe kartolinat që gjente çdo ditë poshtë derës së dhomës së hotelit.

“Cili është kujtimi më i bukur që ju ruani nga Eurosong?” – ishte pyetja e Arditit dhe këngëtaret sollën ndër mend kujtimet nga ky kompeticion mjaft i rëndësishëm.

RonaTyra

Juliana Pasha: Për mua në fakt ka qenë ditëlindja, unë kam festuar ditëlindjen një ditë para se të dilja në skenë në Eurosong. Sigurisht që e kam festuar si asnjëherë tjetër, me të gjithë këngëtarët e Eurosong-ut dhe do të mbetet një nga kujtimet më të bukura për mua.

Jonida Maliqi: Nuk harroj kurrë ato mesazhet, letrat, kartolinat, që i gjeja çdo ditë poshtë derës së dhomës së hotelit. Kanë qenë shumë të bukura, madje më vinte çudi, që fansat e Eurovizionit vinin me T-Shirt me flamurin shqiptar, gjë që ndodh shumë rrallë me fansat shqiptarë.

Eneda Tarifa: Te njëjtën gjë do thoja sepse kanë një respekt ndaj artistit, kanë një venarizim ndryshe, ndoshta Shqipëria nuk është mësuar të ketë këtë lloj vlerësimi ndaj artistit. E vlerësojmë ne, nuk është se nuk e vlerësojmë artistin, por nuk e shohim si një gjë larg dhe të paprekshme. Ne jemi gati që çdo mit ta çmitizojmë dhe heronjtë tanë dhe jo më këngëtarët. Kështu që unë mendoj që kjo pjesë duhet edukuar tek publiku shqiptar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu