Meghan dhe Harry u martuan në maj të 2018-ës dhe prej momentit që Meghan hyri në familjen mbretërore është përfolur se ajo nuk shkonte dhe aq mirë me Kate. Në fakt, këtu ka pasur diçka të vërtetë. Dy kunatat nuk janë marrë vesh gjithmonë me njëra-tjetrën dhe një prej këtyre “debateve” ka dalë në dritë së fundmi.
The Telegraph ka bërë të ditur se në periudhën e dasmës së Harry-t dhe Meghan-it, Kate nuk i ka mbajtur lotët pas një diskutimi që ka pasur me kunatën për sa i përket veshjes së shoqërueseve të vogla, konkretisht Princeshës Charlotte. Ndërsa tani një burim për Tatler ka konfirmuar se Kate u mërzit, pasi ajo donte që Charlotte dhe shoqërueset e tjera të ndiqnin protokollin dhe të vishnin geta.
“Pati një incident në ditën e dasmës. Ishte një ditë e nxehtë dhe kishte dyshime nëse shoqërueset duhet të vishnin apo jo geta. Kate, duke marrë parasysh protokollin, ishte e mendimit që duhej. Meghan nuk donte që ato t’i vishnin”, -tha burimi.
Duke qenë se ishte dasma e Meghan-it, dëshira e saj u respektua. Nëse shohim fotot e dasmës, shoqërueset janë pa geta.