9 qershorin e 9 viteve më parë, William dhe Kate bën prezantimin e parë në publik si bashkëshortë. Ishte një sukses i paralajmëruar.
Dyshja siç thuhet, “ ka një martesë të stilit të vjetër, por super të testuar”. Në këtë ditë në vitin 2011, çifti mbretëror bëri “shfaqjen e parë zyrtare publike” pas dasmës madhështore, të kremtuar në 29 Prill të të njëjtit vit. Kate ishtë rrëzëllitëse, dhe i pushtoi menjëherë zemrat e britanikëve. Edhe sot, Dukesha e Kembrixhit, vazhdon të mbetet realisht figura më e dashur brenda familjes mbretërore. Atë ditë të 2011-tës megjithatë, ato që i bënë më shumë përshtypje publikut ishin “vështrimet e dashurisë që cifti I hidhte njër-tjetrit”, dicka e vërtetë dhe tepër e dukshme. Dy ish shokët e kolegjit e kishin njpftuar fejesën e tyre gjashtë muaj më parë. William, nga sa thonë burime pranë tyre, ka një anë më impulsive, ndërsa Kate është më e qetë; të dy arrijnë ta plotësojnë shumë mirë njëri-tjetrin. Me pak fjalë, deri tani, duket tamam si një dashuri përrallash!