Kanita, një nga vajzat e talentuara shqiptare e cila fillimisht u bë e njohur nga kompeticionet muzikore ishte e ftuara e Luana Vjollcës në “Shiko Kush LUAN”.
Përveç jetës artistike, nuk dinim thuajse asgjë për jetën e saj private. Në lojërat që ajo u përfshi, arritëm ta njihnim pak më tepër, detaj që me siguri ka lumturuar fansat e saj.
Në lojën e parë ‘karamele dhe dënime’ zhvilluar posaçërisht në natën speciale të “Halloween” në “Shiko kush Luan”, Kanita preferoi t’i përgjigjej pyetjes ngacmuese: “Në çfarë moshe e ke dhënë puthjen e parë?” – dhe këngëtarja pa ngurruar gjatë, u përgjigj: “Ende nuk e kam dhënë…”.
Me siguri, Kanita është duke u fokusuar tek karriera për momentin dhe kështu do të mendojë pak më vonë për ‘princin e kaltër’ apo siç e themi më thjeshtë, të duhurin.