Ka një mënyrë për të rritur fuqinë e trurit të fëmijës suaj. Ja cila është ajo…

0
Gjigandi

Një studim i fundit ka arritur në përfundimin se duke lënë fëmijët të kalojnë më shumë se dy orë në ditë në telefonat e tyre ose duke parë televizor mund të dëmtojë fuqinë e trurit të tyre.

Qëndrimi për shumë kohë duke luajtur lojëra kompjuterike, duke lundruar në mediat sociale dhe duke parë programe çon në zhvillim më të dobët të trurit, thonë shkencëtarët.

Fëmijët, të moshës 8 deri në 11 vjeç, që shpenzuan më shumë kohë në pajisjet elektronike ose duke parë TV kishin rreth 5 % më pak funksione njohëse se të tjerët.

Studiuesit besojnë se koha e shpenzuar para ekranit nuk arrin të stimulojë trurin në të njëjtën mënyrë siç bën leximi i librave dhe mund të çojë në gjumë me cilësi më të ulët, gjë që është thelbësore për zhvillimin e fëmijës.

Dr. Jeremy Walsh, i Institutit të Kërkimeve CHEO, Ottawa, i cili udhëhoqi studimin tha se është shumë e rëndësishme që fëmijët të marrin ekuilibrin e duhur të aktivitetit.

RonaTyra

“Sjelljet dhe aktivitetet e përditshme kontribuojnë në zhvillimin e trurit dhe të zhvillimit kognitiv të fëmijëve. Aktiviteti fizik, qëndrimi ulur dhe gjumi mund të ndikojnë në mënyrë të pavarur dhe kolektive në procesin e njohjes”, tha ai.

“Ne kemi vërejtur se qëndrimi për më shumë se dy orë i fëmijëve para ekranit u shoqërua me zhvillim më të dobët kognitiv”.

Studimi përfshiu më shumë se 4500 fëmijëve në SHBA dhe vëzhgoi sasinë e kohës së shpenzuar para ekranit, gjumit dhe aktivitetit fizik që ata kryenin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu