Përkundër krizës nga pandemia, çmimi i Koulibaly nuk reduktohet

0
Gjigandi

Kalidou Koulibaly do të jetë një shënjestër vështirë e arritur.

Qendërmbrojtësi i Napoli, Kalidou Koulibaly, pritet të jetë përsëri një nga emrat më të përmendur në merkaton e verës.

Lojtari senegalez pëlqehet nga një numër i madh skuadrash, por këto skuadra shohin gjasat e zbehura pas fjalëve të drejtorit sportiv të Napoli, Cristiano Giuntoli.

“Ai është futbollist i shkëlqyer dhe klubi ka të drejtën të kërkojë çmimin që duan”, ka thënë Giuntoli.

“Ata thonë se negociatat do të ndryshojnë, por kjo është vetëm një alibi. Nuk mendoj se koronavirusi do të zbresë çmimet e Koulibaly apo lojtarëve të tjerë”, ka shtuar drejtori sportiv i Napoli.

RonaTyra

Napoli kërkon së paku 120 milionë euro për kartonin e lojtarit që aktivizohet në qendrën e mbrojtjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu