Siç mund ta dini të gjithë, Brian Austin Green dhe Megan Fox kanë bashkë më shumë se një dekadë.
Ylli i “The Beverly Hills” nisi të frekuentohej me Megan në vitin 2004, pasi u njohën në setin e “Hope & Faith”, dhe 6 vjet më vonë, në vitin 2010 u martuan.
Në vitin 2015 u fol për një divorc mes çiftit, por gjthçka ndryshoi pasi Megan lajmëroi shtatzëninë me fëmijën e tretë, Journey, kështu që thashethemet për një ndarje ranë shpejt.
Dukej sikur çifti ishte pajtuar, por postimi i fundit i Brian në Instagram lë të kuptohet krejtësisht tjetër gjë.
Të shtunën, kur ishte edhe ditëlindja e Megan, Brian ndau një fotografi të një fluture me një përshkrim shumë interesant: “Përfundimisht, fluturat mërziten kur ulen në të njëjtën lule për një kohë të gjatë. Ato fillojnë të ndihen ‘të mbytura’. Është një botë e madhe dhe ato duan ta zbulojnë…”
Duket që mesazhi është krijuar enkas për Megan, sepse së fundmi ajo është parë në shoqërinë e Machine Gun Kelly. Ka të ngjarë që mesazhi i Brian për fluturën është metaforik.
Të gjitha shenjat tregojnë për një çift tjetër që mund të shpërthejë në Hollywood në mes të pandemisë.