Ish-i i Kylie-t në një lidhje me sozinë e saj dhe nuk u çuditëm aspak

0
Gjigandi

Para se Kylie të shpallte publikisht lidhjen e saj me Travis Scott, i dashuri i saj prej shumë vitesh ishte reperi Tyga. Lidhja e tyre ka qenë ndër më të përfolurat, por përfundoi papritur dy vite më parë, pak kohë para se Kylie të mbetej shtatzënë me Travis-in. Marrëdhënia mes Kylie-t dhe Tyga-s u rikthye sërish në qendër të vëmedjes pak javë më parë, kur multimiliarderja i dha fund lidhjes me babain e vajzës së saj. Kjo pasi Kylie dhe Tyga u panë shumë shpesh në të njëjtat vende.

Megjithatë, rezultoi se nuk bëhej fjalë për një rikthim. Madje, Tyga ka nisur një lidhje të re me një vajzë që ka një ngjashmëri të madhe me Kylie-n. Vajza quhet Ana Beatriz Boaretto dhe është fotografuar shpesh në shoqërinë e reperit. Nëse i hidhni një sy profilit të saj në Instagram, nuk mund të mos e vini re ngjashmërinë që ka me Kylie-n.

Në fakt, nuk është për t’u çuditur, pasi nga studimet e shumta është vërtetuar që njerëzit tërhiqen gjithmonë nga persona që ngjajnë me ish-at e tyre. Arsyet janë të shumta dhe mes tyre është edhe familjariteti që të jep një person që ngjan me ish-in. Duke qenë se Kylie ka qenë e dashura prej vitesh e Tyga-s, nuk është çudi që të kërkojë një të ngjashme me të.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu