Humbi fëmijën e dytë brenda vitit, aktorja e shkatërruar pas abortit spontan!

0
Gjigandi

Në muajin prill e humbi një fëmijë prej një aborti spontan, dhe për Hilaria Baldwin, fatkeqësia përsëritet. Bashkëshortja e aktorit të famshëm, Alec Baldwin dha përmes një postimi në rrjetet sociale lajmin e trishtuar se e kishte humbur dhe vajzën që po priste tani me shumë gëzim.

Cifti kanë katër fëmijë bashkë, por duket se duan ta shtojnë edhe më shumë familjen e tyre. Hilaria, 35 vjec, ishte e shkatërruar nga lajmi. Vetëm disa orë më parë, ajo ishte nisur të bënte një eko për të parë ecurinë e shtatzanisë.

“Me trishtim të madh ju themi se sot mësuan që fëmija ynë ndërroi jetë në muajin e katërt të shtatzanisë. E dimë se ndonëse tani nuk jemi mirë, do të bëhemi. Sepse jemi aq me fat që kemi 4 fëmijët tonë të shëndetshëm – dhe kurrë nuk do ta harrojmë këtë”, ka shkruar Hilaria, e cila shihet në një foto duke qarë, ndërsa vajza e saj 6 vjecare,Carmen, përpiqet ta ngushëllojë.

Image
RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu