Ke vetëm pak kohë për t’u bërë gati për plazh? Oh, e mori dreqi! Ndërsa meshkujt mund të bëhen gati vetëm për dy minuta, aq sa u duhet për të veshur pantallonat, ҫfarë duhet të mendojnë vajzat? Ҫfarë të përgatisin më parë?
Të gjitha ne duhet të bëjmë më të mirën tonë para se të veshim bikinit dhe të tregojmë linjat me to. Por duhet të bëjmë paraprakisht disa gjëra të shpejta, të thjeshta dhe shumë efektive.
Kështu, pasi janë bërë disa studime, janë gjetur disa truke që duhet të bësh para se të nisësh një ditë në plazh.
Mos ha gjëra me kripë. Kripa mund të të shkaktojë fryrje stomaku, kështu që përpiqu të eliminosh ushqimet e skuqura me shumë kripë. Në mëngjes, këshillohet të hash fruta dhe perime të freskëta, të cilat nuk të rëndojnë dhe kështu edhe barku do të të duket petë.
Hidratohu: Të gjithë e dimë që këshilla kryesore për të rënë nga pesha është të pish sa më shumë ujë. Por uji është mënyra më e mirë edhe për hidratimin e trupit në kohë plazhi. Me ujë eliminon të gjitha toksinat, rregullon qarkullimin e gjakut, por edhe i jep mundësi trupit dhe lëkurës të ndihen më të freskët dhe të shëndetshëm – gjë që e duam të gjithë.
Kujdes me alkoolin dhe karbohidratet. Këtu nuk ka surpriza – ndërprerja e karbohidrateve dhe alkoolit redukton fryrjen e stomakut dhe të dukurit më e shëndoshë. Kështu, me më shumë ujë, me fruta dhe perime të freskëta të bën të dukesh më e dobët dhe gati për në plazh.
Ushtrime. Nëse në plazh do që të dukesh më e tonifikuar, atëherë disa mini ushtrime për barkun do të të bëjnë shumë punë. Miranda Kerr, p.sh. sa herë para plazhit bën disa ushtrime për barkun, por edhe para ҫdo seti fotografik.