Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari tha sot pas mbledhjes së Këshillit Politik se listat duhet të hapen 100%.
Hajdari nuk bie dakord që 1/3 e Listave të jetë e mbyllur. Po ashtu ajo i bëri apel sërish opozitës jashtëparlamentare të jetë në tryezë.
‘’Opozita jashtëparlamentare duhet të ishte sot. Ne e kemi shumë të qartë se pse jemi në këtë tryezë. Duam të hapim Listat e Hapura 100%.
Në këtë mënyrë duhet patjetër që opozita parlamentare që kanë mbështetur parimin, duhet që listat të happen 100%, dhe jo 1/3 të jetë e mbyllur.
Ta kenë në dorë partitë nëse duan apo jot ë mbyllen, por kandidatët duhet të dalin me ide dhe emra, dhe jot ë zgjidhen nga kryetarët, por nga populli.’’– tha Hajdari.