Hajdari, apel për PD dhe LSI: Duhet të ishit në tryezën e Këshillit Politik, listat të hapen 100%

0
6
Gjigandi

Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari tha sot pas mbledhjes së Këshillit Politik se listat duhet të hapen 100%.

Hajdari nuk bie dakord që 1/3 e Listave të jetë e mbyllur. Po ashtu ajo i bëri apel sërish opozitës jashtëparlamentare të jetë në tryezë.

‘’Opozita jashtëparlamentare duhet të ishte sot. Ne e kemi shumë të qartë se pse jemi në këtë tryezë. Duam të hapim Listat e Hapura 100%.

Në këtë mënyrë duhet patjetër që opozita parlamentare që kanë mbështetur parimin, duhet që listat të happen 100%, dhe jo 1/3 të jetë e mbyllur.

Ta kenë në dorë partitë nëse duan apo jot ë mbyllen, por kandidatët duhet të dalin me ide dhe emra, dhe jot ë zgjidhen nga kryetarët, por nga populli.’’– tha Hajdari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu