Gjuajtje me armë nga një person në Kaliforni, të paktën shtatë të plagosur

0
Gjigandi

Një student nga Kalifornia dyshohet se ka bërë gjuajtje me armë zjarri në shkollë, duke lënë shtatë persona të lënduar, dy prej tyre në gjendje kritike. Ngjarja ka ndodhur të enjten.

Alex Villanueva, Sherif i Qarkut në Los Angeles, tha se oficerët kanë identifikuar të dyshuarin e vetëm, të shquar si student në shkollë dhe se ishin të përgatitur për të ekzekutuar një urdhër kërkimi në një vendbanim të lidhur me të.

Departamenti i Zjarrit në Qarkun në Los Angeles tha se të paktën gjashtë viktima u transportuan nga vendi i ngjarjes me plagë me armë zjarri.

The Signal raportoi se një student u qëllua në gjoks, derisa mori ndihmën e parë nga një mësues në klasë.

Një zëdhënës në Spitalin Henry Mayo Newhall konfirmoi për Daily Mail se dy viktima janë në gjendje kritike dhe tre të tjerë janë rrugës për trajtim.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu