Jo çdo gjë që humbet, është një humbje. Ndonjëherë duhet të japim gjithçka për të hequr dorë nga çdo gjë që na lëndon, edhe pse mund të na lëndojë të heqim dorë prej asaj gjëje. Vetëm nga momenti kur heqim dorë nga e vjetra, ne mund të krijojmë hapësirë për diçka të re në jetë.
Fillo duke hequr dorë prej fajit. Faji për shpirtin është i barasvlefshëm me dhimbjen për trupin. Gabimet mund të ndreqen shumë lehtë, vetëm nëse ne kemi guximin e nevojshëm për t’i pranuar ato. Falja më e mirë për veten apo për të tjerët, është përherë ndryshimi i sjelljes.
Duhet të heqësh dorë edhe nga justifikimet. Justifikimet janë gënjeshtrat që i themi vetes sonë për të mos menduar se diçka ka ndodhur për fajin tonë.
Duhet të heqësh dorë nga njerëzit negativë. Nuk ke pse e ndjen të nevojshme të jesh mik me asnjë që nuk të mbështet dhe të bën të ndihesh keq. Është shumë e drejtë të mbështesësh njerëzit që nuk kanë ambicie, por duhet të kuptosh se sado të duash t’i kesh këta persona në të tashmen tënde, ndonjëherë duhet t’i lësh ata në të shkuarën tënde.
Është koha të shmangësh ankthin. Ankthi është si të ulesh në një karrige lëkundëse. Të jep diçka për të bërë, por nuk të çon gjëkundi. I menduari i tepërt të shkatërron, të shqetëson dhe i bën situatat të duken më të rënda nga sa janë.
Mjaft u shqetësove për të kënaqur të tjerët. Ndonjëherë ne e përdorim veten tonë për të kënaqur të tjerët, duke arritur në përfundimin që humbasim këdo, duke u përpjekur më vonë të gjejmë vetveten.
Mjaft mendove keq dhe për veten tënde. Shpesh ngjarjet tona përcaktohen nga historitë që ne i themi vazhdimisht vetes sonë, çdo ditë, minutë pas minute. “Nuk jam mjaftueshëm i mirë; Nuk mundem ta bëj dot këtë gjë; Nuk është për mua”, janë fjali demoralizuese. Kuptoje se kur diçka ka marrë fund, por të ecurit përpara s’ka pse të jetë një ngjarje tepër dramatike. Ne thjesht duhet të ecim përpara me paqe dhe mirësi brenda vetes, duke mos e eliminuar fjalën “Unë” nga ekuacioni i jetës sonë. Sepse pavarësisht gjithçkaje që ndodh, askush nuk do të të shtojë ty tek ekuacioni i jetës tënde, nëse ti nuk e bën vetë këtë gjë.