Nëse ke filluar t’i dallosh fijet e para gri në të 30-at ose nëse jo deri në të 50-at (lum si ti), ka diҫka që do të të surprizojë në ҫdo moshë. Ndoshta e ke pyetur veten ҫfarë duhet të bësh pasi ke vënë re flokët e parë gri? Cili është hapi tjetër kur sheh veten në pasqyrë disa herë dhe “ҫmendesh” që të kanë dalë thinjat?
Ҫfarëdo që të bësh pasi ke vënë re thinjat e para, sigurohu që këtë veprim të mos e bësh asnjëherë.
Nuk është nevoja të përsëritet: mos i këput asnjëherë flokët e thinjur. Nëse shikon qoftë edhe një fije të vetme floku gri, mos bëj gabim ta këpusësh. Ky është një veprim që nuk sjell asgjë të mirë, përkundrazi.
Elizabeth Cunnane Phillips, stiliste flokësh në Philip Kingsley, shpjegon për Huffington Post: “Edhe pse këputja nuk i shton thinjat (siҫ mendojnë një pjesë e madhe e njerëzve), ajo acaron skalpin dhe gjendrat e fijeve rreth e rrotull. Nëse i këput fijet, rrezikon që rreth kësaj zone flokët të hollohen. Po kështu, duke i këputur thinjat, dëmton folikulën dhe ndalon rritjen e qimes në atë vend. Me kalimin e kohës, flokët do të rrallohen.”
“Nëse sheh ndonjë fije floku gri që bie në sy dhe do ta zhdukësh, prite afër rrënjës me shumë kujdes, pa shkaktuar dhimbje dhe pa ushtruar forcë”, – shpjegon Phillips.
E mbajte shënim?