Fytyra flet për shëndetin tonë, cilave gjëra duhet t’iu kushtoni vëmendje

0
Gjigandi

Nëse nuk e dini, fytyra pasqyron gjendjen e shëndetit tonë. Sipas mjekësisë tradicionale që rrjedh nga lindja, fytyra jonë mund të lëshojë disa kambana alarmi në lidhje me gjendjen tonë shëndetësore.

Këto janë disa sinjale që fytyra jonë na dërgon për të kuptuar se diçka nuk është në rregull. Le të shohim se për çfarë po flasim.

Le të fillojmë me rrudhat, një temë shumë e vështirë sidomos për gratë. Të kesh rrudha rreth syve ose gojës, natyrisht, është një fat që herët dhe më vonë do të paraqitet tek secili prej nesh. Në disa raste, megjithatë, është një mënyrë që trupi ynë duhet të raportojë se ka mungesë të vitaminës B ose C. Në raste si këto këshillohet të rishikoni dietën tuaj.

Aknet, mund të jenë një sinjal tjetër i problemeve tuaja. Kjo gjë mund të shkaktohet me sheqernat e shumta, të cilat lidhen me ndryshimin hormonal. Sigurisht, edhe në këtë rast është një problem mjaft i zakonshëm i cili, kurrë nuk duhet të nënvlerësohet.

Po rrathët e errët? Pagjumësia mund të jetë një problem vërtetë serioz në jetën e secilit prej nesh, sepse ajo ka pasoja në shëndetin tonë dhe mirëqenien tonë emocionale.

RonaTyra

Prandaj është e rëndësishme të përpiqemi të sigurojmë një pushim të mirë për trupin tonë.

Përsëri, ushqimi mund të bëjë ndryshimin. Shmangni ushqimin shumë të rënda në mbrëmje, si dhe pirjen e alkoolit ose duhanit, shkruan noa.al.

Edhe lëkura jonë mund të na tregojë diçka të rëndësishme për shëndetin tonë. Lëkura e zbehtë, për shembull, mund të sinjalizojë mungesën e hekurit.

Lëkura e verdhë, nga ana tjetër, tregon probleme që lidhen me mëlçinë dhe aneminë. Lëkura shumë e kuqe mund të sinjalizojë një konsum të tepruar të kafeinës ose mungesë të vitaminës D. Së fundmi, lëkura e thatë tregon një problem hidratimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu