Edhe Fjolla Morina ka vendosur të agjërojë Ramazanin.
Besimtarët e fesë islame të premten kanë nisur muajin e shenjtë të Ramazanit.
Këngëtarja Fjolla Morina ka uruar besimtarët përmes disa imazheve në rrjete sociale, duke iu uruar agjërim të lehtë e të pranueshëm.
Në një prej fotografive, artistja u shfaq me shami në kokë dhe lutej që t’i pranohej agjërimi i kësaj dite.
““Lutje në kohën e begatë të syfyrit! Zot na fal e na mëshiro, na dhuro xhenetet e përjetshme e mos na dëno”, ka shkruar ajo.