Pasi humbi pasurinë, Johnny Depp zbulon se ka edhe një borxh prej 100 milion dollarësh

0
Gjigandi

Johnny Depp ka pohuar se ka ngelur trokë pasi humbi të gjithë pasurinë e fituar nga filmat. Bëhet fjalë për një shumë prej 650 milion dollarësh dhe sikur kjo të mos mjaftonte, ai ka edhe një borxh prej 100 milion dollarësh.

Aktori, 57 vjeç, u kthye sot në Gjykatën e Lartë të Londrës për të dëshmuar kundër gazetave që supozohet se kanë shpifur për të.

Gjatë dëshmisë së sotme, Depp foli edhe për financat e tij, ku zbuloi se ka humbur të gjitha fitimet nga filmi “Pirates of the Caribbean”.

Ai i tha gjykatës se pasi pasuria e tij u asgjesua, i lanë edhe 100 milion dollarë borxhe, për shkak të faturave nga taksat.

Depp e kishte zbuluar lajmin e keq pak para ditëlindjes së 30-të të ish-gruas së tij Amber Heard, më 21 prill 2016.

RonaTyra

Menaxherët e mëparshëm të biznesit i kishin kushtuar një shumë të madhe parash gjithashtu.

Avokati i aktorit, David Sherborne pyeti: “A mund të pyes sa shumë?”

Depp u përgjigj: ” 650 milion dollarë”.

“Kur i llogarita mirë, vura re se nuk kisha humbur vetëm 650 milion dollarë, por isha edhe 100 milion dollarë në borxh, sepse ata nuk i kishin paguar qeverisë taksat e mia për 17 vjet. Ishte një takim i keq.”- përfundoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu