Suksesi i Fifit në festivalin “Kënga Magjike” po shihet qysh tani.
Tash e sa javë janë duke u prezantuar këngët e këtij edicioni të festivalit “Kënga Magjike”.
Edhe kësaj radhe, gara mes artistëve është shumë e madhe, e kjo gjë shihet ende pa u prezantuar të gjitha këngët.
Këtë vit po garon sërish Filloreta Raçi-Fifi, e cila është prezantuar me baladën “Marova”, që po pëlqehet shumë nga publiku.
Fifi për katër ditë ka marrë mbi 1 milion klikime në kanalin YouTube, duke u bërë kështu kënga më e klikuar e këtij edicioni dhe la pas emra të njohur të estradës, që po garojnë në këtë kompeticion, përfshirë edhe Eneda Tarifën, e cila u paraqit me këngën “Ma zgjat dorën”.
Për tekstin dhe melodinë e këngës “Marova” u kujdes vet këngëtarja, orkestrimin e bëri Kledi Bahiti.
Duhet kujtuar edhe faktin se kënga e Fifit doli e fundit, por me klikime po qëndron e para deri tani.
Fifi ka garuar edhe vitin e kaluar, ajo me “Psikopatja Jote” në duet me Mc Kreshën, arriti ta marrë çmimin e publikut.