Muaj më parë është folur shumë se bashkëshorti i Angela Martinit është arrestuar.
Angela Martini ka qenë mbrëmjen e kaluar një nga të ftuarat speciale në ‘Klanifornia Show’ me Marina Vjollcën.
Prej kohësh në media ka qarkulluar lajmi se bashkëshorti i saj është shpallur në kërkim, megjithatë ajo ka vendosur ta sqarojë gjithçka përballë pyetjes së Marinës.
“Dua të sqarojmë edhe njëherë e mirë lajmin që është komentuar nëpër të gjitha mediat shqiptare dhe jo vetëm. Është arrestuar apo jo bashkëshorti yt? Ndodhet apo jo në burg?”, e ka pyetur Vjollca. Pas këtij momenti nuk ka munguar as përgjigja e menjëhershme e Angelës e cila është shprehur: “Jo Derisa jam unë gjallë, jo”.