Juristja shumë e dashur për publikun, që e shohim çdo fundjavë në “Shihemi në gjyq”, është shumë aktive në rrjete sociale.
Ajo publikon vazhdimisht foto nga më të ndryshmet nga përditshmëria dhe ka zbuluar dhe anën e saj romantike.
Së fundmi Eni ka publikuar në profilin e saj të Instagramit një foto shumë pranverore, ku ka pozuar e buzëqeshur pranë disa luleve.
Mbrishkrimi që juristja i ka lënë fotos është tejet romantik dhe duket dedikim për të shoqin.
“Kur të pashe, doja të të takoja. Kur të takova, doja të të puthja. Kur të putha, kuptova që u dashurova në ty. Tani që të dua, dua të të kem pranë përgjithmonë. Nëse s’dashuroni do të thotë që nuk jetoni”, shkruan Eni.