Grimeri i famshëm me prejardhje shqiptare, Mario Dedivanovic ka pranuar çmimin “Artistic Achievement” në “American Influencer Awards” të organizuar në “Dolby Theatre”.
Pas marrjes së çmimit Mario mbajti një fjalim shumë emocionues, ai foli për karrierën si dhe orientimin e tij seksual.
Fjalimi i tij duket se ka prekur emocionalisht shumë fytyra të njohura, në mesin e tyre është edhe modelja e njohur, Emina Çunmulaj, e cila në mënyrë publike i dhuroi Marios përkrahjen e saj. Emina tregoi se duke e degjuar fjalimin e grimerit filloi të qante.
“Sot u zgjova si zakonisht, shikova emailet dhe mesazhet e mia dhe më pas iu drejtova Instagramit dhe e pashë këtë në storien e @makeupbymario. Zemra ime u shkri, plot dashuri për të dhe për guximin, forcën dhe dashurinë e tij për veten dhe familjen e tij. Unë jam aq krenare për ty @makeupbymario, Urime, duke parë që ti ke ndarë me të gjithë botën diçka që është akoma kaq e vështirë për shumë të tjerë në të gjithë botën është një hapje e syve për të gjithë ne që duhet të duam njëri-tjetrin, të kemi respekt për njëri-tjetrin. Unë qava si një fëmijë duke shikuar fjalimin tuaj të pranimit për çmimin “American Influencer Award”. Unë qëndroj pranë jush dhe me ju dhe me të gjithë vëllezërit dhe motrat tona në komunitetin tonë shqiptar LGBTQ që kanë nevojë për mbështetjen tonë”, ka shkruar ajo.