Elgit Doda dhe Klea Huta u bënë prindër për herë të parë, pak ditë më parë. Më 4 qershor, ata mirëpritën djalin e tyre Krid.
Klea ndau emocionet e para me një postim në Instagram dhe vazhdon të postojë momente nga jeta e saj e re si nënë. Ndërsa Elgiti ka ndarë foton e parë me të birin vetëm sot.
Ai shfaqet me të voglin në krah duke e ushqyer me biberon. Megjithatë, çifti i njohur ende nuk preferon ta zbulojë publikisht fytyrën e të voglit.
Çështje supersticioni apo diçka tjetër, nuk e dimë. Dimë vetëm që tani për tani duhet të kënaqemi me “copëzat” që Klea dhe Elgiti ndajnë në profilet e tyre në rrjetet sociale.
Ama, për një gjë s’kemi dyshime, si Klea, edhe Elgiti duken dy prindër shumë të përkushtuar ndaj të voglit të tyre dhe duket qartë që po e shijojnë jetën e tyre të re, në praninë e Krid.