Edona Llalloshi ishte e ftuara e radhës në lidhje direkte në emisonin “Wake Up” në Top Channel.
Dy moderatorët i kujtuan këngëtares hitet si “Simpatia” dhe “Vajtim dashurie”.
E teksa i kujtuan dhe pjesëmarrjen në festivali, këngëtarja u shfaq e përlotur, e duke rrëfyer se për të janë kujtime të paharrueshme.
Gjithashtu, Llalloshi këndoi edeh refrenet e këtyre këngëve që edhe sot e kësaj dite dëgjohen nga publiku.
Kujtojmë se pak ditë më parë Edona ka prezantuar këngën e re ,“Diten e Hane” me tekst dhe muzikë të autorit Ilir Berani e cila është pritur shumë mirë nga ndjekësit e saj.