E quajnë “Barbi kukulla njerëzore”, infermierja 33-vjeçare Tara Jayne ka shpenzuar mbi 180 mijë e…

0
E quajnë “Barbi kukulla njerëzore”, infermierja 33-vjeçare Tara Jayne ka shpenzuar mbi 180 mijë e…
Gjigandi

Ajo është vetë-përshkruar si ‘kukulla Barbi njerëzore’ e cila e transformoi veten duke shpenzuar 200,000 dollarë (180,000 euro) për procedurat kozmetike – duke përfshirë pesë zmadhime të gjoksit, gjashtë ndërhyrje në hundë dhe raunde të pafundme botoksi dhe fillerash.

Dhe infermierja australiane Tara Jayne McConachy ishte e vështirë për t’iu mos rënë në sy paparacëve, pasi ajo shfaqi pamjen e saj të përmirësuar kirurgjikale në Melburn të martën, shkruan

DailyMail

.

Modelja e Instagramit, 33 vjeçe, e cila fitoi famë vitin e kaluar pasi u shfaq në spektaklin “Botched” të kanalit E!, u pa e shoqëruar nga nëna e saj, teksa mbërritën së bashku në restorantin luksoz “Nobu” të Crown Melbourne për drekë.

RonaTyra

Duke kthyer kokën teksa ecte nëpër shtegun e këmbësorëve, Tara i la pak imagjinatës e veshur me disa geta të tejdukshme dhe sandale ngjyrë rozë.

Punonjësja mjekësore me tatuazhe të shumta e kompletoi pamjen e saj me një çantë të markës “Louis Vuitton” ngjyrë rozë dhe blu me vlerë 8650 dollarë (7800 euro), teksa kishte vënë një sërë thonjsh të rremë blu në gishtat e saj.

Për grimin, Tara theksoi tiparet e saj të ndryshuara nga ana kozmetike me skuqjen rozë të errët, buzëkuqin e zi dhe një ‘eyeliner’ dramatik.

Në një moment, ajo u pa duke shikuar telefonin e saj celular, ndoshta duke përditësuar llogarinë e saj të njohur në Instagram, e cila krenohet me më shumë se 147,000 ndjekës.

Në gusht, Tara u shfaq në serinë e dokumentarëve kryesorë të Todd Sampson, “Mirror Mirror”, e cila tregoi historinë e një grupi australianësh që ishin të apasionuar pas ndërhyrjeve estetike.

Në këtë dokumentar, Tara e përshkroi veten si një ‘kukull Barbie me botime të kufizuara’, duke u ankuar gjithashtu për pamjaftueshmërinë e gjoksit të saj.

“Unë mendoj se dua t’i bëj gjokset më të mëdha”, kishte thënë ajo përgjatë dokumentarit.

Ajo ishte shfaqur më parë në spektaklin “Botched” me shpresën për të bindur doktorët Paul Nassif dhe Terry Dubrow për t’i bërë asaj implante më të mëdha.

“Gjithçka është e vogël për mua. Unë jam në një kërkim për një gjoks më të madh!”, u tha ajo doktorëve në këtë spektakël.

“Aktualisht kam 540 CC [silikoni implant të gjirit] dhe thjesht nuk jam aspak e kënaqur me to”, tha ajo.

Tara tha se kishte vënë re një ‘efekt valëzues’ në lëkurën e gjoksit të saj dhe shpresonte se ‘plotësimi i hapësirës më shumë’ do ta rregullonte problemin.

Por ajo mbeti e zhgënjyer kur mjekët thanë se pesha e saj ishte ‘rrezikisht e ulët’ në 45 kilogramë, duke e bërë atë shumë të hollë për të mbajtur implante më të mëdha.

“Jam vërtet e shqetësuar për mirëqenien e përgjithshme të Tarës”, tha Dr Nassif.

“Jo vetëm sa ka të bëjë me operacionin, por ajo me të vërtetë duhet të jetë e shëndetshme fizikisht dhe mendërisht”.

Tara tha se nuk do të ndalej para asgjëje për të ruajtur dhe madje për të përmirësuar trupin e saj.

“Nuk ka kufi për mua kur bëhet fjalë për operacionet plastike. Jam tepër e varur dhe unë tashmë dua gjoks më të madh”, shtoi ajo.

“Sapo të lejohet udhëtimi, kam plane të kthehem jashtë shtetit për të vizituar kirurgun tim dhe për të rritur madhësinë e gjoksit në 1500cc [nga 1050ccc – madhësia e tyre aktuale]”.

“Mendoj se në këtë kohë dhe epokë, është shumë e rëndësishme që një grua të jetë në gjendje të shprehë mënyrën se si ndihet dhe thjesht të shprehë gjithçka rreth bukurisë”, tha ajo për emisionin ‘The Morning Show’ vitin e kaluar.

“Kirurgjia plastike është mënyra se si e bëj këtë dhe kjo është ajo që më bën të lumtur. Më jep besimin për të qenë versioni më i mirë i vetes”, tha infermierja australiane.

Tara së fundmi iu bashkua uebsajtit të abonimit për të rritur, OnlyFans, për të ndihmuar në financimin e stilit të saj të jetesës dhe punës së ardhshme kozmetike.

Për të parë fotografitë dhe videot e saj provokuese, abonentët paguajnë deri në 25 dollarë (22 euro) dhe ajo është mburrur duke thënë se ka arritur të fitojë 10,000 dollarë (9,000 euro) në tri ditët e para të qasjes së saj në këtë platformë.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu