Casey Affleck fotografohet duke shijuar çaste intime në plazh me të dashurën 23 vite më të re në …

0
Casey Affleck fotografohet duke shijuar çaste intime në plazh me të dashurën 23 vite më të re në …
Gjigandi

Casey Affleck shijoi një pushim ultra romantik në Tulum me të dashurën e tij Caylee Cowan.

Çifti u panë në plazh të mërkurën, teksa ata u gëzuan së bashku duke shijuar disa valë në det, shkruan

DailyMail

.

Ylli 46-vjeçar, mezi mbante duart ose buzët larg nga e dashura e tij e bukur, 23 vjeçe, e cila dukej mahnitëse në një palë bikini të kuqe.

RonaTyra

Dyshja dukej sikur po e ndienin dashurinë teksa shkëmbenin përqafime dhe puthje të panumërta në thellësitë e cekëta të valëve që përplaseshin.

Casey dhe Caylee kanë nxitur thashethemet për një fejesë të mundshme kohët e fundit, pasi aktorja u pa me një unazë fejese në gishtin e saj.

Caylee dukej absolutisht e bukur me flokët e saj të zeza të stiluara në kaçurrela të lirshme, gjersa kishte vënë pak makijazh në fytyrë.

Vëllai i Ben Affleck-ut tregoi barkun e tij të tonifikuar, gjersa kishte veshur mbathje noti me printime të verdha me lule.

Ylli i “Manchester By The Sea” tregoise po i shijonte në maksimum pushimet, pasi iu vërejt një shprehje e relaksuar në fytyrën e tij.

Romanca e Casey dhe Caylee u bë publike në nëntor kur tabloidi Page Six publikoi fotografi të tyre duke u puthur me pasion në rrugë.

Shikimi dukej se konfirmoi thashethemet se Casey ishte ndarë me të dashurën e tij prej shumë vitesh Floriana Lima, me të cilën ai ishte në lidhje që nga viti 2016.

Aktori më pas e zyrtarizoi romancën e tyre teksa publikoi fotografi të tyre duke i dhuruar gjak Kryqit të Kuq në fund të nëntorit 2021.

Më pas, këtë janar, Csaey publikoi një dedikim për Cayleen, duke zbuluar se ata njiheshin për saktësisht një vit.

“Një vit më parë u takuam. Disa muaj më parë u bëra i zgjuar. Falë Zotit, nuk ishte vonë”, ka shkruar ai, duke shtuar në dedikim fjalinë: “Ti më bën çdo ditë njeri më të mirë”.

Para lidhjes së tij me Florianën, Casey ishte i martuar me Summer Phoenix.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu