Shqiptarët e Veronës

0
Gjigandi

Trajneri i Hellas Veronas, Ivan Juric, është një zbulues i talenteve: Amir Rrahmani, Marash Kumbulla dhe Sofyan Amrabat janë disa prej eksponentëve kryesorë të grupit të tij, shkruan “Goal”. Në fillim të edicionit, zakonisht bëhet parashikime të ndryshme, prej garës për titull e deri te lufta për mbijetesë.

Para një viti, Verona ishte gjithmonë në vendet e fundit gjatë parashikimeve.

Kjo ndoshta për shkak se ky ekip u inkuadrua në Serie A nga “play-off”-i.

Sidoqoftë, përshtypjet e parë për ekipin e Ivan Juricit dolën të ishin të gabuara.

Verona ka shkëlqyer gjatë këtij edicioni, derisa kanë shkëlqyer emrat që në fillim ishin të panjohur si Marash Kumbulla dhe Amir Rrahmani në mbrojtje dhe Sofyan Ambrabat në mesfushë.

RonaTyra

Rrahmani tashmë është transferuar në Napoli, ku do të luajë nga edicioni 2020/2021,

Klubi napolitan ka paguar 14 milionë euro plus 1.5 milionë të tjera në formë bonusesh për reprezentuesin e Kosovës. 

Ndërkohë, për Kumbullën janë duke shprehur interesim Interi, Lazio dhe Juventusi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu